Një vit nga vrasja e modeles

Një vit nga vrasja e Reeva Stenkamp, “CNN” publikoi ditën e premte foton e fundit të modeles me vrapuesin e famshëm paraolimpik, Oscar Pistorius.

26-vjeçari Pistorius, i cili bëri historinë pasi arriti të konkurronte në Londër 2012 përkrah atletëve të tjerë ndonëse i mungojnë të dyja këmbët nga gjuri e poshtë, vrau të dashurën me të cilën bashkëjetonte në shtëpinë e tij me katërt plumba, mëngjesin e Shën Valentinit.

Sipas afrikanojugorit, që në Mars do të përballet me nisjen e gjyqit, vrasja ishte aksidentale, pasi ai ngatërroi Reevan me një grabitës që kishte hyrë në vilën e tyre.

Në gjyq, akuza do të përpiqet të provojë që Pistorius kishte motive xhelozie, pasi së fundmi dyshonte tek besnikëria e partneres.

Sidoqoftë, në 1-vjetorin e vdekjes së saj, këto imazhe rikthejnë në jetë një prej modeleve më të pashme, të ikur nga kjo tokë në mënyrë të parakohshme në atë që mund të jetë një aksident tragjik apo një vrasje e paramenduar, diçka që vetëm gjyqi mund të zbardhë.

Postuar nga Lajmonline: 16:21; 14/2/2014