Megan Fox bëhet nënë për të dytën herë

Aktorja e Megan Fox është bërë nënë për të dytën herë.

Ylli i filmit “Teenage Mutant Ninja Turtles”, dje (e enjte, 13 shkurt) ka mirëpritur fëmijën e dytë të saj me burrin Brian Austin Green.

Fëmija është vëllai i djalit të tyre tashmë dyvjeçar, Noah. Brian po ashtu ka edhe një djalë tjetër, Kassius, 11-vjeç, me ish-partneren e tij Vanessa Marcil.

Megan më herët zbuloi se ajo kishte kaluar një shtatzëni të vështirë, por se duke pasur tashmë djalin e parë, kjo e kishte bërë më të lehtë shtatzënisë për të.

Vitin e kaluar, Brian tha se ai bën gjithçka që mundet për ta mbështetur gruan e tij gjatë shtatzënisë.

Postuar nga Lajmonline: 16:44; 14/2/2014