Miami Heat mposht Phoenixin

Me fitoret e shënuara në derbi si mysafir i Phoenixit dhe Portlandit, skuadrat Miami Heat dhe Oklahoma City dëshmuan faktin se janë favoritët kryesor për finalen e madhe të këtij edicioni në NBA.

Kampioni në fuqi iu kthy fitoreve pas disfatës befasuese nga Utaj Jazz.

Beach Boys në Arizona e mposhtën Phoenixin me rezultat 103:97.

Deri te triumfi i 36 këtë edicion më efikasi ishte LeBron James me 37 pikë, por MVP i kampionatit të shkuar dhe finales së madhe shtoi edhe nëntë kërcime dhe pesë topa të vjedhura.

Phoenixi pas katër minutave të para të duelit avansoi me rezultat 12:0, mirëpo në përfundim të kësja periudhe Miami u rikthy fuqishëm falë shënimeve të Jamesit duke kaluar në avantazh të cilin nuk e lëshoi më deri në përfundim të duelit.

Në krah të James në këtë duel ishte Chris Bosh me 21 pikë e 8 kërcime, ndërsa te Suns më efikasi u tregua Gerald Green me 26 pikë e pesë kërcime.

 

Postuar nga Lajmonline: 16:09; 12/2/2014