Majlinda Kelmendi në krye të listës së IJF –së

Sportistja kosovare Majlinda Kelmendi është xhudistja më e mirë në botë.

Këtë vlerësim ia ka bërë Federata e Xhudos Ndërkombëtare (IJF).

Përveç kategorisë deri në 52 kilogram, xhudistja nga Peja tani gjendet e para në ranglistën botërore për të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femra.

Kelmendi, e cila së fundi fitoi medaljen e artë në turneun Grand Slam ‘Parisi 2014’, i prinë bindshëm ranglistë botërore me 3226 pikë të tubuara.

Ajo ka lënë prapa vetës xhudistin nga Istraeli, Yarden Gerbi e cila renditet e dyta me 2884 pikë.

Trajneri i pejanes, Driton Kuka këtë e ka vlerësuar si një të arritur të madhe për xhudon dhe shtetin e Kosovës.

Postuar nga Lajmonline: 19:33; 12/2/2014