Labirinti qeverisës në Bosnjë

Problemet burokratike dhe ekonomike të Bosnjë e Hercegovinës janë një labirint i vërtetë. Që prej Marrëveshjes së Daytonit më 1995, një paqe e brishtë është vendosur mbi këtë shtet, dhe pikërisht kjo brishtësi ka mundësuar vendosjen e një sistemi aq të ndërlikuar qeverisës, sa sot shihet si një nga shkaktarët kryesorë të trazirave të fundit.Radio Evropa e Lirë sjell hallkat që përbëjnë labirintin boshnjak.

1 shtet – Bosnja dhe Hercegovina

Shteti, i cili ka shpallur pavarësinë nga ish Jugosllavia në vitin 1992, u zhyt në një luftë të përgjakshme tre vjeçare, në të cilën u përfshijnë tri grupet më të mëdha etnike.

2 entitete

Federata Myslimano-Kroate  është e populluar kryesisht nga boshnjakët dhe kroatët. Republika Srpska, është e dominuar nga serbët e Bosnjës. Ekziston gjithashtu edhe një njësi e vogël vetë-qeverisëse që quhet Brçko, në verilindje të vendit.

5 presidentë

Në nivel shtetëror, çdo grup etnik ka nga një president, duke qenë pjesë e një sistemi rotativ çdo tetë muaj. Të dyja entitetet, Federata Myslimano – Kroate dhe Republika Srpska, gjithashtu zgjedhin presidentët e tyre.

10 kantone

Federata Myslimano – Kroate shfrytëzon sistemin federal dhe është e ndarë në 10 kantone. Republika Srpska ka qeveri të centralizuar.

127 parti politike të regjistruara

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme pritet të mbahen në tetor të vitit 2014.

136 ministri

Ministritë ekzistojnë si në nivelin kombëtar, ashtu edhe në atë të entiteteve.

422 euro

Paga mesatare mujore, sipas të dhënave nga nëntori i vitit 2013.

551, 456 të papunë

Të dhënat zyrtare nga nëntori i vitit 2013 flasin se papunësa arrin në 45 për qind.

585,411 më pak njerëz se në vitin 1991

Ndonëse shumica prej këtij numri pretendohet të jenë larguar në kohën e luftës, të tjerët thuhet se janë larguar në kërkim të mundësivë gjetkë.

627,978 pensionistë

Në janar të vitit 2014, pensioni mesatar mujor ishte 187 euro për Federatën Myslimano – Kroate dhe 170 euro për Republika Srpska.

3,791,622 është numri i popullsisë

Pak më pak se dy të tretat e popullatës, 2,371,603, jetojnë në Federatën Myslimano-Kroate; 1,326,991 jetojnë në Republika Srpska; dhe 93,028 jetojnë në distriktin e Brçkos.

Postuar nga Lajmonline: 11:55; 14/2/2014