Hoffmann: Dialog, jo skandale

Gjatë një tryeze me temë “Zgjerimi i BE-së dhe perspektiva evropiane”, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffmann deklaroi se gjenerata e re në Shqipëri ka ndihmuar në zhvillimet që lidhen me integrimin, për ta kuptuar më mirë Evropën.

Diplomati gjerman, në fjalën e tij u shpreh se integrimi gjithashtu nuk është konkurs bukurie, ku prezantohen ministra të rinj e të edukuar në Evropën perëndimore, të cilët prezantojnë me pasion politika të ndryshme, por ata duhet të jenë bindës në realizimin e reformave dhe modernizimin e Shqipërisë në të gjitha frontet.

Ambasadori gjerman i rikujton politikanëve shqiptarë se tangoja kërcehet nga dy persona, pra qeveria dhe opozita, duke punuar në kushte të përshtatshme e jo duke kthyer në skandale praktikisht gjithçka të vështirë me të cilën ata përballen.

Postuar nga Lajmonline: 21:43; 13/2/2014