Hedhin gaz në shkollë, helmohen nxënësit shqiptarë të Gostivarit

Nxënës dhe profesorë në Shkollën e Mesme Ekonomike të Gostivarit, sot pasdite janë helmuar si pasojë e hedhjes së gazit helmues nga persona të panjohur.

Sipas informacioneve të INA-s, dhjetë nxënës dhe katër nxënës shqiptarë kanë përfunduar të helmuar, një pjesë e të cilëve janë dërguar për ndihmë mjekësore edhe në Klinikën Toksikologjike në Shkup.

Siç mësohet, gazi është hedhur pasdite vonë në këtë shkollë nga persona të panjohur, në orarin e mësimit kur po mësonin nxënësit shqiptarë.

Autoritetet komunale dhe organet e rendit menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për gaz helmues pa ngjyrë dhe pa erë.

Kryetari i komunës, Nevzat Bejta deklaroi se ky është një krim dhe vepër antinjerëzore.

 

“Jemi duke i bërë të gjitha hulumtimet për të zbuluar autorët e këtij vepre antinjerëzore ndaj fëmijëve tanë”, deklaroi Bejta.

Postuar nga Lajmonline: 22:23; 14/2/2014