Edhe bashkëshortja e Cërvenkovskit në tenderin e Kumanovës?

Edhe Jasna Cërvenkovska, bashkëshortja e ish liderit të LSDM-së Branko Cërvenkovski, përmes firmës “Semos multimedia”, është pjesë e tenderit të parkingjeve në Kumanovë, që Ndërmarrja publike në pronësi të kreut të Kumanovës Zoran Damjanovski ia ka dedikuar firmës së bashkëpartiakut të tyre, tani nënkryetar i LSDM-së, Damjan Mançveski

Nënshkrimi i Cërvenkovkës dhe vula e “Semos multimedia” shihen në dokumentin-autorizim nga 29 nëntor 2011. Me dokumentin, shtatë firma e ngarkojnë Maneçevskin të aplikojë në tender dhe të merr gjitha autorizimet nëse fitojnë tenderin.

Dokumenti është deponuar nga partia qeveritare VMRO-DPMNE si argument për reagimet e tyre ditë më parë se Mançevski është person i vetëm i ngarkuar për tenderin e të gjithë grupit të Kumanovës, shkruan Dnevnik.

“Për nevojat e furnizimeve publike nr. 1103/2010 për krijimin e një sistemi të pagesës dhe kontrollit në parkingje, autorizojmë personin Damjan Mançveski t’i kryejë gjitha aktivitetet në emër të çfarëdo pale të grupit të ofertuesve gjatë procedurës për marrëveshje për furnizime publike dhe në zbatimin e marrëveshjes në rast se jemi të zgjedhur si bartës të furnizimit”, shkruan mes tjerash në autorizim.

Postuar nga Lajmonline: 11:56; 14/2/2014