Zyrtarët e Federatës gjermane të futbollit vizitojnë Kosovën

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), nga 20 e deri më 22 nëntor në Kosovë do të qëndrojë një delegacion i DFB-së, i drejtuar nga nënkryetari Rainer Milkoreit dhe drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe edukim e trajnim Markus Weidneer.Temat që do të bisedohen gjatë qëndrimit të delegacionit gjerman në Kosovë ndërmjet krerëve të dyja federatave lidhen me thellimin e bashkëpunimit të dyanshëm, i cili është tejet i mirëseardhur veçmas për futbollin kosovar, të cilit i duhet shumë ndihma gjermane, transmeton zëri.

Kështu, do të bisedohet për vazhdimin e licencimit të trajnerëve tanë me Licencë C dhe B, si dhe licencimin e trajnimin e gjyqtarëve tanë të futbollit, pastaj do të flitet edhe për fillimin e negociatave për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, duke filluar nga pranvera e vitit 2014, si dhe fillimi i negociatave për trajnimin e administratës se FFK-së, konform rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s.

Postuar nga Lajmonline: 11:29; 19/11/2013