Llamkos Kosova nuk ka të ndalur

U zhvillua xhiroja e 17-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, Llamkosi vazhdon me formë të mirë, Prishtina i rikthehet fitores.

Fidaim MAHMUTI

Skuadra e Llamkos Kosovës ka shënuar fitoren e radhës, kësaj radhe si vendas ndaj skuadrës se Ferizajt 2 me 1. Skuadra e  Ismet Munishit e filloi ndeshjen furishëm dhe kaloi në epërsi në minutën e shtatë golashënues Zeneli. “Gladiatorët” vazhduan me lojë të mirë dhe në minutën e 34` Alban Dragusha realizoi për 2 me 0. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e takimit, në pjesën e dytë loja u zhvillua kryesisht në mesfushë dhe krejt çfarë arritën të bënin skuadra e Ferizajt arritën të shënonin golin e nderit në minutën e 86-të. Një faktor i madh në fitoren e Llamkosit ishin edhe grupi i tifozëve “Forca” të cilët gjatë gjithë takimit brohoritën pa ndalur për skuadrën e tyre të zemrës.

Sot u zhvilluan edhe  dy takime të  tjera Drita e Gjilanit mposhti 2 me 0 skuadrën Llapijane Hysin. Skuadra e Arbnor Morinës kaloi në epërsi në minutën e shtatë me golin e Limanit. Deri në fund të takimit u zhvillua ndeshje e fortë ku Drita e koncentroi ndeshjen në kundërsulme dhe kështu në minutën e 90+4 shënoi golin e dytë me anë të Leotrim Pajazitit.

Trepça ka bërë edhe një hapë të gabuar duke barazuar me Feronikelin 1 me 1. Skuadra drenicase Feronikeli arriti të kaloi e para në epërsi në minutën e 28-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë skuadra e Feronikelit mbeti me një lojtar më pakë në fushë pasi me karton të kuq u ndëshkua Lladrofci në minutën e 65-të, këtë e shfrytëzoi skuadra e Trepçës e cila barazoi rezultatin në minutën e 75-të me anë të Kurtishajt.

Dje janë zhvilluar tri ndeshje Prishtina ka arritur të këndellet dhe ka shënuar fitore si mysafir i Hajvalis 1 me 3, golashënues ishin Armend Thaqi (20`), Artan Krasniqi (37`),Liridon Latifi (77`) për Prishtinën dhe Festim Krasniqi (87`) nga penalltia për  Hajvalinë.

Besa nga Peja ka mposhtur  1 me 0 Trepçën 89`, dhe Drenica ka mposhtur Fushë Kosovën 2 me 1, golashënues Alban Shillova për Fushë Kosovën (40`), për Drenicën golashënues ishin Dukagjin Gashi (43`) dhe në minutën e fundit Granitë Arifaj për 2 me 1.

Pas xhiros së 17-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës udhëheq Llamkos Kosova me 37 pikë, në pozitën dy dhe 3 Ferizaj dhe Hysi me nga 28 pikë, në vendin e  katërt dhe të pestë pozicionohen Drenica dhe Prishtina me nga 27 pikë, tri pozitat e fundit gjinden Hajvalia e 10-ta me15 pikë aq sa ka edhe Feronikeli e 11-ta, ndërsa e fundit është Fushë Kosova me 12 pikë.

Postuar nga Lajmonline: 15:56; 24/11/2013