KF Llapi me 7 përforcime deri më tani , drejt Superligës!

Klubi i futbollit Llapi nga Besiana (ish-Podujeva) kësaj rradhe është riorganizuar dhe ka marrë punën shumë seriozisht për rikthimin në rangun më të lartë të futbollit Kosovar.

Deri më tani KF Llapi gjatë këtij afati kalimtar është përforcuar me 7 lojtarë nga skuadra të ndryshme të ligës së parë :

Flakron Dedinca , portier (KF Flamurtari)

Leutrim Preniqi , mbrojtës (KF Kek-u)

Arlind Maloku , mesfushor (2 Korriku)

Kastriot Tahiri sulmues ( Rilindja)

Mensur Hyseni , sulmues (BB Llapi)

Egzon Berisha , mesfushor (KF Kek-u)

Jetmir Behrami , mesfushor (KF Kek-u).

KF Llapi është i renditur në pozitën e 4-të Liga e Parë e Kosovës , me vetëm 5 pikë largë nga pozita e dytë që mundëson plasman të drejtpërdrejt në Superligë dhe me 3 më pak se vendi i tretë i cili mundëson ndeshjen e barazhit për Raiffeisen Superligen e Kosovës.

KF Llapi njihet si njëra prej skuadrave më të vjetra dhe më me namë në futbollin tonë , klub i cili i dha emra të mëdhenjë dhe me peshë që pasuruan Historinë e futbollit Kosovar si : Fadik Vokrri,Esat Mehmeti,Favzi Rama.

Postuar nga Lajmonline: 13:14; 22/1/2014