Hysi fitore të pastër me Prishtinën

Hysi e ka fituar derbin e javës në futbollin kosovar duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 2 me 0. Në ndeshjen e zhvilluar ne Merdare para 3 mijë shikuesve, Hysi tregoj se jo rastësisht është në ndjekje të titullit këtë edicion.

Hysi realizoj që në minutën e dytë të ndeshjes. Kur Prishtina e kërkonte barazimin në minutat shtesë të ndeshjes, Hysi realizoj edhe një herë për fitoren 2 me 0.

Me këtë fitore Hysi arrinë në shifrën e 31 pikëve dhe mbetet një nga skuadrat më të denja për titull së bashku me Llamkos Kosovën që është lidere.

Postuar nga Lajmonline: 16:27; 10/11/2013