Hajvalia bëhet me sponsor

Skuadra e Hajvalisë që garon në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, është bërë me sponsor. Kompania e sigurimeve "Siguria" do të jetë sponsor i Hajvalisë për 20 muajt e ardhshëm. Lajmi është konfirmuar të enjten nga zyrtarët e skuadrës së Hajvalisë. "Pronarët e klubit kanë nënshkruar një kontratë për 20 muaj me Rrahim Pacollin, drejtor i kompanisë së sigurimeve 'Siguria'. Ai do të investojë në klub dhe kjo na bën më të fortë financiarisht", ka thënë drejtori i Hajvalisë, Ali Ajeti. Ajeti gjithashtu ka paralajmëruar se gjatë afatit kalimtar të janarit, Hajvalia pritet të përforcohet të paktën me pesë futbollistë. Hajvalia edicionin e shkuar është inkuadruar në Superligë, ndërsa këtë edicion renditet në pozitën e nëntë me 15 pikë pas 14 xhirove të zhvilluara.

Postuar nga Lajmonline: 11:30; 08/11/2013