Galatasaray edhe në Prizren

Dje në Prizren u bë përurimi i SHF Galatasaray Kosova për Prizren. Numri i madh i nxënësve dhe suksesi premtohen nga krerët e klubit.

Nxënës të shumtë nga mosha 6 deri në 16 vjeçare ishin prezent sot në koktejin e organizuar të SH.F. Galatasaray Kosova - Prizren.

Mbi 40 nxënës aderuan në këtë shkollë që në ditën e parë të saj, derisa trajneri i kësaj shkolle për Prizren, Behajdin Gjinali kërkoi nga qytetarët që të sjellin fëmijët në moshë sa më të re ashtu që t’iu përsoset teknika sa më heret që të jetë e mundur.

Galatasaray Kosova - Prizren, është shkolla e tretë e hapur në Kosovë me licencë nga gjigandi turk, pas asaj në Prishtinë e Gjilan.

E mira e kësaj shkolle është se fëmijët e talentuar kosovar do të kenë rastin të provohen nga ekspertët e Galatasrayit dhe atë disa herë në vjet. E shkolla punon me programin e trajnerit më të madh turk, Fatih Terim. /Tribuna/

Postuar nga Lajmonline: 14:36; 10/11/2013