Besa fitoi minimalisht kundër Trepçes 89′

Besa e Pejes ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të javës së 17-të në Raiffeisen Superligë kundër Trepçës’89, që u zhvillua, sot, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, me rezultat 1:0. Golin e fitores për pejanët e shënoi zëvendësuesi Endrit Maloku, në minutën e 77-të pas një gabimi të mbrojtjes mitrovicase. Me këtë fitore Besa është ngjitur në kuotën e 26 pikëve.Ndërsa Trepca 89′ mbetet në vendin e tetë të paktën deri në përfundim të xhiros se 17-të me 21 pikë.

Postuar nga Lajmonline: 16:48; 22/11/2013