Në 70-vjetorin e gjenocidit të tmerrshëm ndaj çamëve

ENVER S. MORINA

Kthimi n’shpi për çamët

27 qershori është shpallur si dita e gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë. Gjenocidi i tmerrshëm i filluar më 27 qershor 1944, i cili siç thuhet dhe

dokumentohet, ka rezultuar me 10.000 mijë të vrarë si dhe rreth 50. 000 mijë të dëbuar të cilët u larguan nga vatrat e veta për të mos u kthyer kurrë më atje. Kohëve të fundit pritet te themelohet në Prishtinë një përfaqësi e Fondacionit që vepron në Hagë të Holandës “Democratische Stichting Chameria” (“Fondacioni Demokratikë i Çamërisë”)

Pozicioni gjeostrategjik i Dardanisë antike nuk ka ndryshuar. Ndryshuan pushtuesit dhe tkurrja e këtij etnikumi në toponimin Kosovë. Stërgjyshi im ka lindur në Kushevicë të Toplicës ndërsa pasardhësit e tij, të përzënë dhunshëm nga pushtuesit serb që, saktësisht 137 vjet jetojnë në Kosovë.

Sa herë kam kaluar në atë territor, sikurse shndriste nga larg si nëpër ëndrra, një e kaluar sa madhështore aq edhe e dhembshme. Dhe një popullsi prej sa Kosova e atëhershme (mbi 500 fshatra të dëbuar) riëndërrojnë një djep etnie, kulture e gjuhe që sot është zhdukur nga faqja e dheut për të bërë jetë në Kosovën e dhembjeve të mëdha në Dardaninë antike të t’kurrur padrejtësisht në ekzistencën e saj njerëzore e hapësinore.

Vendi dhe kombi “i tij” për çdo individ që nga lashtësia e thellë që nga naiviteti mental i njeriut parahistorik, i fiseve, i poliseve greke, i perandorive (“Të gjitha rrugët të qojnë ne… , apo, në sh’pi!”) nëpër rrjedhat e gjenialitetit të pavdekshëm (nga gjenitë e intelektit njerëzor deri tek pejgamberët e të shenjët e gjinisë planetare) deri më sot sikur në vetvete dhe për të tjerët e mendojnë dhe sakrifikojnë për të qenë të vendit, të kombit që i takon. “Pak më tej” kemi Çamërinë.

Njëzet vjet më parë Kryetari i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha ka shpallur 27 qershorin si ditën e gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptarë të Çamërisë. Gjenocidi i tmerrshëm i filluar më 27 qershor 1944, i cili siç thuhet dhe dokumentohet, ka rezultuar me 10.000 mijë të vrarë (8.000 mijë të masakruar në vend dhe rreth 3.000 të vdekur maleve e luginave nga vështirësitë e rrugës për në shtetin shqiptar) si dhe rreth 50. 000 mijë të dëbuar të cilët u larguan nga vatrat e veta për të mos u kthyer kurrë më atje. Arben Llalla Çamëria është shpirti që vajton ende me lot. Ndërsa Pëllumb Xhufi shkruan: “Në këta 100 vjet të ekzistencës së shtetit shqiptar, problemi çam ka pësuar aq shumë luhatje e zhvendosje, saqë sot bëhet i nevojshëm një ridefinim i tij. A është çështja çame problem i një komuniteti, apo është ajo një problem kombëtar. E varësisht: a është kjo një çështje politike, apo një çështje e thjeshtë tekniko-juridike. Sot, një debat si ky, për çështjen çame, bëhet akoma më shumë i domosdoshëm, pasi çështja çame e bashkë me të çështje të tjera të mprehta të marrëdhënieve me Greqinë fqinje, duket se nuk janë fare në agjendën politike të shtetit shqiptar.

Në fakt, nëse në periudhën midis dy luftërave, çështja çame ishte për politikën shqiptare çështje e një popullsie, së cilës i mohoheshin të drejtat kombëtare e civile, nëse pas Luftës së Dytë Botërore ajo u kthye në çështjen e një popullsie të dëbuar me dhunë nga trojet e veta, sot gjithnjë e më shumë çështja çame rrezikon të shndërrohet për politikën zyrtare të Tiranës çështje e një populli të harruar. Sot vihet re një kurbë zbritëse në ligjërimin politik formal, por edhe në praktikën politike të politikanëve e të institucioneve të shtetit shqiptar kundrejt këtij problemi...”

Albanologu i njohur Robert Elsie në një pjesë studimi të botuar më titullin “Shqiptarët çamë të Greqisë sipas dokumenteve të panjohura” e përfundon “... Që prej ngjarjeve tragjike të Luftës së Dytë Botërore kanë kaluar shumë dhjetëvjeçarë. Megjithatë, ndër çamët mbetet një ndjenjë padrejtësie dhe viktimizimi. Me gjithë marrëdhëniet shumë të mira midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe me të gjitha marrëdhëniet përgjithësisht miqësore midis popullit grek dhe popullit shqiptar, është pikërisht kjo, arsyeja pse çështja çame nuk zhduket. Sot nuk ka pretendime serioze për ndryshimin e kufirit apo për kthimin e rajonit çam Shqipërisë. Pas një shekulli, kufiri i sotëm është botërisht i pranuar si realitet. Atëherë, çfarë duan çamët? Pas Luftës së Dytë Botërore, çamëve iu mohua kolektivisht nënshtetësia greke. Humbën pronën dhe u dëbuan nga vendlindja e tyre. Atë që kërkojnë është njohja e padrejtësisë së kryer. Ata duan gjithashtu kthimin e pronës apo të paktën një kompensim për humbjet, dhe shumë prej tyre duan të kthehen në atdheun e tyre çam, pra kthimin e nënshtetësisë greke. Pengesa kryesore në arritjen e këtyre qëllimeve modeste mbetet ligji grek i luftës i vitit 1940, i cili faktikisht është ende në fuqi. Për dhjetëvjeçarë me radhë, autoritetet greke kanë futur kokën si struci në rërë dhe kanë refuzuar të diskutonin problemet. Ata thjesht mohojnë ekzistencën e çështjes çame, madje edhe ekzistencën e një pakice shqiptare në Greqi.

Në një perspektivë afatgjatë, Europa duhet të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje të çështjes çame. Shpresoj se në të ardhmen, sipas shembullit të Europës Perëndimore, kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë do të fshihet dhe bëhet i padukshëm dhe se popujt e të dyja vendeve do të mund të vijnë dhe të shkojnë si duan, duke lënë pas hijet e së shkuarës...”

Poashtu kohëve të fundit pritet te themelohet në Prishtinë një përfaqësi e Fondacionit që vepron në Hagë të Holandës “Democratische Stichting Chameria” (“Fondacioni Demokratikë i Çamërisë”).

Kanë thënë për Çamërinë:

Louis Dupré:

“Zbarkuam në Sajadhes dhe e kaluam natën aty. Në 24 mars në mëngjes, hipur mbi kuaj të shkëlqyer dhe të ndjekur nga kuajt e tjerë me bagazhet tona, ne morëm rrugën drejt Filatit. Ky qytet, popullsia, e të cilit ishte myslimane, gjendet në një rrafshinë të ngritur shkëmbore, ku dukeshin pemët e shumta nga të gjitha anët, shtëpitë e bukura e të bardha, të shpërndara në mënyrën shqiptare. Që larg dukeshin minaret që ngriheshin mbi atë pyll portokallesh, ullinjsh e limonësh, duke i paraqitur vizitorit pamje të mrekullueshme…”

Felix de Beaujour:

 

Ai përshkruan “luginën pjellore të Çamërisë, të mbjellë me grurë, misër e duhan dhe me shumë lloj pemësh frutore, të cilat mbulojnë fushat gjer rrëzë maleve, ndërkohë që majat e tyre janë plot pisha e lisa të gjelbër”.

Postuar nga Lajmonline: 10:15; 14/2/2014