Lamtumirë Skënder Sallaku! Homazhe në nderim të mjeshtrit

Në mes homazheve është përcjellë të mërkurën për në banesën e fundit aktori i humorit Skënder Sallaku. Politikanë, njerëz të artit ishin të pranishëm për t'i bërë nderimet e fundit në homazhet e realizuara nga Bashkia e Tiranës, të cilat u mbajtën në Teatrin Kombëtar.

Më pas, artisti u përcoll për në varrezat e Tufinës. Shumë artistë kanë lënë shënimet e tyre në librin e kujtimeve për figurën e Sallakut. Arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar ishte i mbuluar me buqeta lulesh. Zemra e "Artistit të Popullit", aktorit të dashur të humorit dhe Cirkut të Tiranës, Skënder Sallaku, ndali së rrahuri mëngjesin e djeshëm. Ikona e humorit u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, që e kishte vënë poshtë prej gati një muaji. Ish-kampioni kombëtar në Mundje Klasike, që për dhjetëra vite dhuroi buzëqeshje për të gjithë shqiptarët ishte shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, ku i ishte nënshtruar dy operacioneve në stomak.

Postuar nga Lajmonline: 10:26; 13/2/2014