Krasniqi garon në zgjedhje me partinë e re: Frymë e re, larg autoritarizmit (VIDEO)




Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ishte mysafir në televizioni “Ora News”. Kryeparlamentari u prit nga Presidenti i Televizioni Zoti Ndroqi dhe stafi drejtues, të cilët e uruan atë për pavarësinë e Kosovës edhe pse pak ditë na ndajnë nga data e shënuar për shtetin e ri.

Me pas Krasniqi vijoi intervistën në emisioni Tonight Ilva Tare ku deklaroi se nuk ka më kthim mbrapa dhe se zyrtarizimi i forces së re politike  të krijuar nga ai dhe Fatmir Limaj është thjeshtë çështje kohe. Si seli kjo forcë politike do të ketë ish godinën e ambasadës shqiptare.

Bashkëpunimt me partitë e tjera për momentin nuk i shikon të arsyeshme, por në të ardhmen nuk e përjashton si mundësi. Pakënaqësitë e Krasniqit ndaj Thaçit zënë fill që me marrjen e mandatit të dytë qeverisë nga PDK ku Privatizimet  duket se kanë qënë pika që ka thelluar ndarjen.

Ndaj Fatmir Limajt kreu i kuvendit tha se janë bërë shumë padrejtësi dhe se atë kanë dashur ta eleminojnë nga jeta politike

Sa i përket akuzave përe krime lufte të ngritura ngaj tij nga Euleks Krasniqi i konsideron si tërësisht të pabaza dhe dekklaron se brenda dy javës do të mbarojnë hetimet.

Bisedimet Kosovë-Serbi kreu i kuvendit Krasniqi shprehet se për Kosovën ato nuk kanë qënë shumë frytdhënëse.

Intervista e plotë:

Së fundmi ngjarjet që janë përcjellë edhe në mediat shqiptare kanë qenë protestat e studentëve, duhej të parandaloheshin?


Gjithmonë ka mundësi për të vepruar ndryshe, protestat edhe pse mjaft të kufizuara kishin kërkesa të arsyeshme. Njerëzit kur kanë përgjegjësi të larta në shkollimin e lartë duhet të jenë mirë në terësi, çdo defekt si në rastin e Gashit, duhej të merret vendim moral, të tërhiqej që mos tu jepte hapësirë as protestave të studentëve, si dhe të mbronte policinë e Kosovës.

E ekzagjeruar ndërhyrja?

Gjithmonë janë të tepërta dhe të panevojshme ndërhyrjet. Kosovës i duhen fotografi të tjera, të mësimit, studimit, punës dhe zhvillimit. Universiteti i Prishtinës për vite të tëra ka qenë vatër e rezistencës, gjithçka që është zhvilluar në Kosovë në ’81 e ka pas zanafillën tek lëvizjet studentore. Ndoshta dhe mosha e tyre, energjitë janë të asaj të natyre që studentët i bëjnë prijëtarë të shumë çështjeve. Policia duhet të ishte e matur në veprimet e tye në raport me studentët.

Rektori është caktuar nga mazhoraca, deri ku është përgjegjësi e saj?

Përgjegjësia është e atyre që kanë qeverisur, e atyre që kanë ndërhyrë me të padrejtë në segmentet me vitale të Universitetit. Nga ngjarjet e fundit duhet nxjerrë një mësim, që në Universitet politika ditore të mos ndërhyjë, aty të punojnë njerëzit që me dëshirën e tyre e kanë zgjedhur të ushtrojnë atë profesion.

Ju jeni pjesë e kësaj shumice, keni pasur mundësi ti parandalonit?

Unë i kam thënë shumëçka në kohën e duhur. Asnjëherë në 15 vjet politikë nuk kam ndërhyrë në punën dhe përzgjedhjen e kuadrit akademik, duke qenë i vetëdijshëm se unë kam hyrë në politikë nga arsimi.Kam dëshiruar që njerëzit që janë të përcaktuar për të punuar me studentët duhet të jenë shembull me kulturën e tyre të dijes. Jam përpjekur që aty ku kërkohet dija dhe studimi të jenë njërëz që e meritojnë të jenë, jo të ngrihen në forma të ndryshme, duke mashtruar opinionin dhe studentët dhe reagimi i tyre ka qenë i arsyeshëm.

Si ka qenë raporti juaj me qeverinë Thaçi?

Ne jemi në qeveri për dy legjislatura, bashkëpunimi në legjislaturën e parë ndoshta dhe për shkak të volumit të punës së parlamentit, jo vetëm me qeverinë por dhe opozitën ka qenë shumë i mirë.Pakënaqësitë e mia kanë qenë që në fillim të kësaj legjislature, që me zgjedhjet, me mënyrën e përzgjedhjes së njerëzve pa merita. Duke filluar nga Presidenti, e Ministrat. Unë kam thënë publikisht se nëse qeveria Thaçi do jetë e sukseshme do jetë meritë e Kryeministrit, por dhe anasjelltas.

Çfarë e ka motivuar emërimin e tyre?

Nuk e di, por di që ka qenë inkompetent. Privatizimet nuk kanë ndihmuar as në zhvillimin e Kosovës dhe as punësimin e njerëzve. Shumë raste janë privatizuar duke mos qenë asete për privatizim. Kam shfaqur vërejtjet e mia të amortizatorëve në një fabrikë në Prishtinë, post telekomit, Grandit. Janë çështje që kanë të bëjnë me pasurinë publike të qytetarëve të Kosovës.

I akuzoni për korruptive këto privatizime?

Ne nuk kemi pozitën dhe as detyrën për të akuzuar, por për të dyshuar që ka parregullsi dhe paligjësi, proçedura në ato shitje ka vërejtje të shumta. Ne dyshojmë se shkelja e proçedurave, ligjeve që janë në fuqi, shitja e asteve që nuk përfshihen në kontratat e shitblerjes janë dyshime që duhet të hetohen nga organet kompetente si prokuroria dhe gjyqësori.

Marrëdhëni juaj me Thaçin me mënyrën si e ka drejtuar PDK, parti që e keni themeluar sëbashku, si ka shkuar?

Po ne jemi themelues, jemi përpjekur në vitet e para deri në 2007, kur PDK mori pushtetin kemi pasur një funksionim të mirë të partisë. Pasi ka ardhur në pushtet,organet e partisë pothuajse nuk kanë funksionuar dhe të gjitha vendimet në ekonomi, arsim dhe për bisedimet janë zhvilluar pa një debat të brendshëm brenda partisë.

Ka kritika se keni pakënaqësira se nuk përkrahet klani juaj, si i përgjigjeni?

Nuk kam pasur asnjë arsye të jem i pakënaqur me pozicionin tim, nuk jam pajtuar me udhëheqjen e PDK dhe udhëheqjen e qeverisë. Nuk kam inate me askënd. Kam menduar që me PDK shumë privatizime do krijojnë komisione të posaçme për të mbikqyrur këto privatizime. Një hap i tillë nuk është marrë dhe pse kur kemi qenë në opozitë kemi menduar se do kontrollojmë ligjshmërinë e privatizimeve.

Ja keni shprehur zotit.Thaçi këto rezerva?

Këto ia kam thënë ballasi, kemi qenë bashkëpunëtorë gjatë luftës dhe pas saj. Por ka ardhur një moment që nuk ka pasur debat politik dhe nuk është marrë mendim as për zhvillimin e vendit.

Ka një përpjekje nga opozita për mocionmosbesimi për qeverinë Thaçi, si do jetë vota juaj?

Varet nëse do vijë ai mocion, në shumë proçese edhe në bisedime Kryeministri ka pasur mbështetjen e opozitës me përjashtim të VV. Nuk e kam parë ende të gatshme opozitën për këtë hap. Tani është vit zgjedhor, jemi në proçesin e ndryshimit të ligjit për zgjedhje, sipas tij zgjedhjet e rregullta mund të bëhen 6 muaj pas miratimit të ligjit. Nëse vjen mocioni dhe mund të kalojë shkohet në zgjedhje të parakohshme pa ndryshuar ligjin për zgjedhjet. Nuk e kam formësuar qëndrimin tim, por qëndrimi dhe vota ime do jetë konform interesit të vendit. Nuk mund të jem i qartë, problemin e kam te zgjedhjet jo te jetëgjatësia e qeverisë Thaçi, duhet të kemi zgjedhje të lira. Zgjedhjet e kaluara kanë pasur një notë pozitive, pasi gjithë aktorët janë në garë. Nëse shumica janë të gatshme që zgjedhjet të jenë të lira dhe të drejta kam përshtypjen që një aktor është i pamundur të jetë çrregullues i tyre.

A mendoni se përçarja mes partisë kontribuoi në rënien e partisë?

Qytetarët e Kosovës janë të pakënaqur me qeverisjen, të gjitha partitë në qeverisje në njëfarë forme u ndëshkuan në zgjedhjet lokale. VV edhe pse ka pasur një rënie në krahasim me zgjedhjet e kaluar fitoi Prishtinën.

Do formoni parti të re?

Një subjekt i ri do të formohet, por ende nuk është marrë hapi vendimtar. Pasi të kryhen përgatitjet e nevojshme do mendojmë si ta prezantojmë para opinionit. Ne kemi qenë pjesë e organizimit politik në Kosovë, e njohim mjaft mirë, organizimi politik në Kosovë është mjaft autoritar, ne do përpiqemi të bëjmë një ndryshim, vendimarrja politike do jetë e përcaktuar qartë dhe ekzekutivi. Ne do të shikojmë se kush do jetë kryetari, por jam i bindur se do funksionojmë mirë.Unë kam hyrë në politikë kur ka pasur idealizëm dhe jam përpjekur ta ruaj, pozita në Kosovë e kërkon një gjë të tillë. Ish-Ambasada e Shqipërisë në Kosovë do të jetë dhe selia e partisë tonë.

Do garojë në zgjedhje partia e re?

Do ta gjejmë një formë që të jemi në këto zgjedhje. Ka interesim të njerëzve, ndoshta janë lodhur nga mënyra si janë drejtuar partitë politike, do përpiqemi të sjellim një frymë të re të organizimit politik në Kosovë.

Çfarë ju lidh me Fatmir Limaj?

Unë e kam shtëpinë time në Prishtinë, asgjë nga ato që thuhen në rrjetet sociale nuk janë të vërteta. Me Limaj na lidhin shumë gjëra, por sidomos padrejtësitë që i janë bërë vitet e fundit për ta eleminuar si figurë politike. Deputetët në Kosovë nuk kanë imunitet, e kanë pasur vetëm që të mos u burgosur, por mund të ndiqeshin penalisht. Mua më ka ardhur kërkesa për të lejuar burgosjen e deputetëve në çdo kohë. Nuk e mbrojtja unë Fatmirin, por ligjet në fuqi. Për Thaçin nuk e di nëse mund ta mbronte, por EULEX ka bërë një padrejtësi politike ndaj një deputeti.

Po akuzat e EULEX ndaj jush për krime lufte?

Ajo dëshmi është dhënë diku nga 2001 dhe kanë thënë një person i prezantuar si Jakup Krasniqi, por më vonë e kemi parë që nuk është. Por ka qenë një presion publik, jam i bindur se nga ato deklarata ska asgjë edhe për faktin se prezenca ime fizike në atë lokalitet dhe në atë kohë nuk ka ekzistuar. Prokurorët kanë thënë që brenda dy javësh do mbarojnë hetimet, por ende ska përgjigje.

Po për të dyshuarit e tjerë?

Kam pasur një qendrim për Tribunalin e Hagës , kam qenë i bindur se UCK nuk ka bërë krime lufte dhe as krime kundër njerëzimit. Këto akuza kanë qenë të padrejta dhe si të tilla gjykata e Hagës i ka shpallur të pafajshëm edhe Ramush Haradinaj edhe Fatmir Limaj.

Postuar nga Lajmonline: 21:10; 15/2/2014