Mourinho: Wenger, specialist për dështime!

Jose Mourinho e ka ndezur debatin me Arsene Wenger të cilin e ka quajtur si një trajner të dështuar. Trajneri i Chelseat i pyetur për situatën e krijuar në Premierligë, ka filluar ta shoh Arsenalin jashtë garës për titull duke patur parasysh se udhëhiqet nga një trajner si Wenger.

"Duke e patur parasysh se nuk kanë fituar tituj më shumë se 8 vite, unë nuk po e shoh Arsenalin në garën për titull. Ata udhëhiqen nga një trajner që është specialist për dështime. Nëse unë nuk fitoj ndonjëherë kaq gjatë tituj me ndonjë skuadër, i them Wengerit që të më drejtohet me të njëjtat fjalë" ka deklaruar Mourinho.

Postuar nga Lajmonline: 15:38; 14/2/2014