Ja fanelat e Gjermanisë për "Brazili 2014"

Përfaqësuesja e Gjermanisë i ka zbuluar fanelat që do ti veshë në Kampionatin Botëror "Brazili 2014"."Adidas" e ka bërë dizajnimin e këtyre fanelave të cilat do të jenë për Gjermaninë më ndryshe nga herat e kaluara.

Fanelat e para të Gjermanisë janë përgjithësisht më ngjyrë të kuqe e të zezë. Ndryshe do të jenë edhe për nga format e jakave. Prezantimine tyre e kanë bërë lojtarë të njohur të Gjermanisë, por që ka befasuar prania e yllit të Leverkusen, Sidney Sam i cili duket se mund të udhëtojë me "pancerët" në Brazil.

Në komentet e para fanelat e reja janë pëlqyer nga tifozët gjermanë.

Postuar nga Lajmonline: 17:31; 14/2/2014