Capello: Juve nuk është për Serie A

Ish-menaxheri i Juventusit, Fabio Capello, beson se Serie A nuk është mjaft konkurruese për të prodhuar një skuadër e cila do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Bianconerët arritën në çerekfinale të garës evropiane sezonin e kaluar, por u eliminuan në fazën e grupeve këtë sezon, së bashku me Napolin.

Dhe i pyetur se pse skuadrat italiane u eliminuan herët nga Liga e Kampionëve, Capello jep këtë mendim:

“Liga italiane nuk është mjaft kompetitive. Roma, Napoli dhe Fiorentina i kanë shitur lojtarët si [Erik] Lamela, [Edinson] Cavani dhe [Stevan] Jovetic, lojtarët e tyre më të mirë”.

“Ata i kanë zëvendësuar mirë, por ndërkohë [Antonio] Conte dhe [Beppe] Marotta kanë sjellë Carlos Tevez dhe Fernando Llorente dhe kanë krijuar një diferencë edhe më të madhe”, ka thënë Capello për La Gazzetta dello Sport.

Postuar nga Lajmonline: 16:40; 14/2/2014