Thaçi: Plani hapësinor i Sharrit krijon vende të punës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është i lumtur që pas aprovimit të Planin Hapësinor të Sharrit, si mund të finalizojmë investimet mbi 200 milionë euro dhe krijim të 4,000 vendeve të reja të punës, në një qendër moderne të skijimit.

“Dje Kuvendi i Republikës aprovoi Planin Hapësinor të Sharrit, si parakusht të domosdoshëm për investimet në potencialet turistike të Brezovicës. Jam i lumtur që tani mund të finalizojmë investimet mbi 200 milionë euro dhe krijim të 4000 vendeve të reja të punës, në një qendër moderne të skijimit. Krejt kjo me ndihmën e BE-së dhe USAID-it. Bëni share dhe vizitoniwww.brezovicaresort.com për më shumë informata rreth procesit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Postuar nga Lajmonline: 15:37; 14/2/2014