Kodi telefonik, në janar 2015

Operatorët e telefonisë prej fundit të janarit të vitit 2015 do të mundë ta shfrytëzojnë kodin ndërkombëtar të telefonisë, i cili do të ndahet për Kosovën nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU).

Kështu thuhet në draft-planin e veprimit të telekomeve i palës kosovare dhe serbe, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta zëri, ku më tej thuhet se qasja në ITU është një çështje delikate dhe bie në kompetencë të Bashkimit Evropian.

Në këtë dokument flitet edhe për periudhën e migrimit (bartjes) lidhur me kodin thirrës.

“Pas fundit të janarit 2015, ky kod thirrës nga ITU do të përdoret nga të gjithë operatorët në Kosovë. Operatorët nga të dy palët do të reduktojnë kostot për pagesat lokale”, thuhet më tej në plan-veprim.

Postuar nga Lajmonline: 11:15; 14/2/2014