Jep dorëheqje Letta, kryministër i Italisë Matteo Renzi

Kryeministri i Italisë, Enrico Letta, vizitoi në 13:00 të së premtes presidentin Napolitano, të cilit i dorëzoi zyrtarisht detyrën. Kështu përfundoi qeverisja 10-mujore e Lettas, i cili mori në dorë vendin në një moment krize, pas koalicionit të brishtë të formuar pas zgjedhjeve të Prillit 2013.

Letta, një ditë më parë pa se si lideri i partisë së tij, Matteo Renzi kaloi një mocion mosbesimi në kryesinë e Partisë Demokratike, duke shtrënguar dorëheqjen e tij.

39-vjeçari Renzi do të jetë kryeministri i ardhshëm i Italisë.

Postuar nga Lajmonline: 13:55; 14/2/2014