Beogradi nuk tregon sa policë i ka në Kosovë

Në Policinë e Kosovës, sipas planit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit do të integrohen vetëm ata pjesëtarë të MPB të Serbisë që dëshirojnë, ka thënë Branislav Mitroviq, zëvendësdrejtor i Policisë dhe anëtar i ekipit serb në bisedat e Brukselit, njoftojnë medie serbe.

Ai megjithatë nuk ka dashur të saktësojë numrin e përrgjithshëm të pjesëtarëve të MPB-së të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës, përkatësisht në veriun e saj. Në vend të kësaj, ai ka theksuar se “ekipi serb kërkon që integrimi të jetë i pakushtëzuar për t’i motivuar policët serbë të vazhdojnë punën në Policinë e Kosovës në interes të bashkësisë.

Në pytetjen e gazetës "Politika" se a do të thotë kjo se policët serbë që jetojnë ( e punojnë) në veri, të cilët nuk dëshirojnë të të integrohen në Policinë e Kosovës, do të mbesin të punësuar edhe më tej në MPB të Serbisë, Mitroviq ka thënë se “askush nga pjesëtarë të MPB-së nuk do të mbetet pa ekzistencë”.

Postuar nga Lajmonline: 11:49; 12/6/2013