Të rinjtë shprehin shqetësimet e tyre

Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës është shprehur i shqetësuar me gjendjen e të rinjve të Kosovës dhe mosrespektimin e kësaj kategorie aq të rëndësishme për shoqërinë.

Sipas një komunikate të KREK-ut shoqëria çdo ditë po përcillet nga fenomeni në rritje të delikuencës së të miturve, analfabetizmi si dhe procesi i integrimeve të të rinjve të Kosovës kudo në Evropë, gjë që e shtyri edhe presidentin e KREK-ut.

“Të rinjtë e Kosovës, pavarësisht përfundimit të shkollimit universitar dhe diplomimit në lëmi të caktuara, vazhdojnë të jenë shumica e tyre të papunë. Shkak për këtë dukuri, është nepotizmi, sepse edhe po të hapet ndonjë vend i lirë i punës sipas shumë hulumtimeve ato vende janë të porositura edhe kandidatët e partive poltike”, thuhet në komunikatën e KREK-ut.

Postuar nga Lajmonline: 17:09; 07/4/2013