Ambasada amerikane reagon për debatin në Kuvend

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka reaguar lidhur me debatin e zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me bartjen e pronës publike dhe shoqërore gjatë viteve 1898-1999.

“Ambasada e SHBA-ve është e zhgënjyer me përmbajtjen dhe tonin e debatit të sotëm të Kuvendit të Kosovës lidhur me bartjen e pronës publike dhe shoqërore gjatë viteve 1989 – 1999. Derisa një shkëmbim i ideve lidhur me çështje të rëndësishme për Kosovën është gjë e shëndetshme, vendimet e konfirmuara nga autoritetet kompetente duhet të respektohen.

Çfarëdo përpjekje e Kuvendit që të merret me çështje që janë jashtë mandatit të tij ligjor duke përfshirë edhe rastin e tokës në Deçan e rrezikon stabilitetin e Kosovës dhe integritetin e sistemit institucional të vendosur nga Kushtetuta”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade dërguar mediave.

Postuar nga Lajmonline: 17:33; 05/4/2013