SHBA përfshihet nga reshje të dendura dëbore

Në pjesën qendrore të SHBA-së kanë vershuar reshje të mëdha dëbore që i solli me vete nga veriu cikloni i akullt arktik.Si rezultat i fatkeqësisë natyrore deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur dhjetra të tjerë.

Në shtetin e Minesota, i cili u gjend në epiqendrën e fatkeqësisë natyrore, ka rënë 66 cm dëborë. Për shkak të shkëputjes së telave të tensionit të lartë ka patur ndërprerje të shumta të energjisë elektrike. Në orët e para të rënies së dëborës në autostradat e shtetit ndodhën 175 aksidente automobilistike.

Në shtetet e Utah, Colorado dhe Arizona thellësia e dëborës në disa vende arrin deri në 30 cm. Gjithashtu, në zonën e ciklonit u gjenвën edhe shtetet e Arkansas, Oklahoma, Nevada, një pjesë e Texas-it, si dhe disa zona të Kalifornisë, ku pati rënie të ndjeshme të temperaturave.

Postuar nga Lajmonline: 14:25; 05/12/2013